Nga nesër përkeqësim i motit, për vikend ftohtë dhe me borë

Lajme

Nga nesër përkeqësim i motit, për vikend ftohtë dhe me borë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 20:15

Sipas Prishtina Weather, gjatë ditës së nesërme pritet përkeqësim i motit, me erë dhe reshje të shiut, të cilat vende-vende pritet të jenë më intenzive.
Sasia e të reshurave vende-vende mund të arrijë edhe mbi 20mm. Nga nesër edhe temperaturat pritet të zbresin, në 6C. Do të fryejë erë juglindore 5-11m/s. Gjatë mbrëmjes vonë reshjet e shiut pritet të përzihen edhe me borë, e nga dita e premte dhe për uikend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore. Trashësia e borës, sipas parashikimeve të fundit, mund të arrijë deri në 15cm.
Do të fryejë edhe erë nga ana veriore 7-10m/s, me hove deri në 15m/s (55km/h) ditën e shtunë. Temperaturat maksimale do të sillen nga 1C deri 3C, e ato minimale do të zbresin deri në -3C ditën e diel.
Në fillim të javës së ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë, e vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore. Temperatura minimale pritet të zbres deri në -6C, e ajo maksimale do të ngritet në +1C.
Shtypja atmosferike nga nesër do të jetë në ngritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat