AAK-ja po tkurret! A do të mbetet jashtë Parlamentit

Lajme

AAK-ja po tkurret! A do të mbetet jashtë Parlamentit

Nga: Valbona Mazreku Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:41

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e quajti të pasaktë dhe tendencioz lajmin se në Prishtinë degë të Aleancës po largohen. Sipas AAK-së individë të caktuar, që kanë qenë të angazhuar nëpër disa nëndegë, janë larguar për interesa të tyre private.

Fadil Lepaja, analist politikë thotë se reklamat që po bënë LDK-ja, janë më shumë “hakmarrje” që pozita po mundohet të përdor ndaj opozitës.

Lepaja tha se me largimin e deputetëve nga një grup në një grup tjetër parlamentar do të dobësohet opozita, meqë në Kosovë ende ka njerëz të papërcaktuar qartë politikisht, që këtë e shohin si mundësi përfitimi personal.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat