Rritet përqindja e pjesëmarrjes së femrave në trupat menaxhuese zgjedhore

Lajme

Rritet përqindja e pjesëmarrjes së femrave në trupat menaxhuese zgjedhore

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:03

Sot është prezantuar publikimi: “Stafi zgjedhor sipas gjinisë në Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë 2014”.

Me këtë rast, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, foli anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi, i cili përgëzoi Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) për hulumtimin e detajuar lidhur me pjesëmarrjen gjinore në Komisionet Komunale Zgjedhore; Këshillat e Vendvotimeve dhe Menaxherët e Qendrave të Votimit, në Zgjedhjet 2014, i cili është mbështetur nga USAID.

Gjoshi, kujtoi se stafi i këtyre trupave zgjedhore është i nominuar nga subjektet politike, sepse kështu është përcaktuar me ligj, ndërsa KQZ-ja bënë verifikimin nëse emrat e dërguar i plotësojnë kriteret ligjore dhe më pas emërimin e tyre.

Ai e vlerësoi si pozitive ecurinë e rritjes së përqindjes së pjesëmarrjes së femrave në trupat menaxhuese zgjedhore, gjë që tregohet edhe në këtë hulumtim.

“Përfaqësimi i barabartë gjinor është njëra ndër vlerat themelore të zhvillimit demokratik të shoqërisë, prandaj është detyrë e tërë shoqërisë për të avancuar këtë komponente të rëndësishme të demokracisë”, tha Gjoshi, i cili shprehu gatishmërinë e KQZ-së për të dhënë kontributin në këtë drejtim.

Publikimi i IFES përmban të dhëna gjithpërfshirëse në lidhje me përfaqësimin e femrave në trupat menaxhuese të zgjedhjeve gjatë Zgjedhjeve 2014, të ndara sipas komunës; përkatësisë partiake; si dhe sipas rolit menaxherial apo operacional. Të dhënat janë krahasuar me ato të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat