Babai i trinjakëve që e ka rrogën 350 euro: Deklarata e Stavilecit ishte fyese (Video)

Lajme

Babai i trinjakëve që e ka rrogën 350 euro: Deklarata e Stavilecit ishte fyese (Video)

Më: 4 mars 2015 Në ora: 14:55

Shaqë Mataj nga Pobergja e Deçanit është prind i 5 fëmijëve, më të vegjlit e familjes janë trinjak. Ai punon si zjarrfikës dhe rroga e tij është 350 euro.

Mataj nuk ndjehet i penduar që në moshën 40 vjeçare është bërë baba i 5 fëmijëve dhe thotë se kur ka dëgjuar deklaratën e ministrit Blerand Stavileci ku flet për planifikimin familjar dhe numrin e fëmijëve në familje, është prekur shumë.

"Dy fëmijët e mëdhenj janë të planifikuar, ndërsa tre të vegjlit deshi zoti dhe lindin pa planifikim. Nuk jemi të penduar në asnjë moment që kemi 5 fëmijë. Kur e dëgjova deklaratën jam prekur thellësisht" thekson Mataj.

Momentalisht, çifti bashkëshortorë nuk ka në plan të keni fëmijë të tjerë, por nuk e përjashtojnë si mundësi në të ardhmen sepse siç thonë ata fëmijët janë bekimi dhe lumturia e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat