AAK: Deklarata e Stavilevcit jo etike dhe ofenduese

Lajme

AAK: Deklarata e Stavilevcit jo etike dhe ofenduese

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:58

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur sot një konferencë për media me temën “Shtimi i popullsisë nuk është pengesë për zhvillim ekonomik”. Haki Shatri ka folur rreth kësaj çështje duke vlerësuar se faktori njeri është faktori më i rëndësishëm i zhvillimit dhe si i tillë kërkon përkushtim dhe vëmendje të shtetit.

“Reprodukimi i popullsisë po ashtu duhet të vështrohet dhe trajtohet në kuadër të riprodhimit të tërësishëm shoqëror. Për shkak të specifikave që ka zhvillimi i faktorit human, politikat dhe masat e zhvillimit të tij kanë karakter strategjik/30 deri në së paku 100 vjet”, ka thënë Shatri. Ai vlerëson se mendimi i ministrit Blerand Stavilevci ishte jo profesional, jo etik dhe ofendues.

Në konferencë kryetarja e Gurpit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj – Bujupi ka folur për premtimet e ish-kryeministrit Thaçi i cili me 20 prill 2014, kishte premtuar nga 300 euro për çdo fëmijë të posalindur. Ndërsa vartësi i tij partiak, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se ata që kanë të ardhura mujore prej 300 euro nuk duhet të bëjnë nga shtatë fëmijë./KP/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat