Protestojnë 12 redaktorët e RTK-së

Lajme

Protestojnë 12 redaktorët e RTK-së

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:05

Redaktorë të Radio Televizionit të Kosovës përmes një proteste të mbajtur të mërkurën shprehën kundërshtimin ndaj gjendjes në të cilën ndodhet prej kohësh, RTK.

Sipas tyre, kjo gjendje ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme joprofesionale dhe censurës e cila është ushtruar tek stafi editorial nga Lorik Arifaj dhe Ngadhnjim Kastrati.

“Kësaj proteste i janë bashkuar edhe kolegët tjerët të Televizionit por edhe të RTK-Radios të cilët kundërshtojnë emërimin e kryeredaktorit Albert Ademi. Të përballur me këtë situatë, ne 12 redaktorët e Dhomës së Lajmeve, në mënyrë zyrtare dhe të organizuar kemi kërkuar nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, shkarkimin e këtyre dy individëve, të cilët, si eprorët tanë direkt kanë ndërhyrë në pavarësinë tonë editoriale, duke shkelur çdo normë etike dhe profesionale, në kundërshtim me Ligjin për RTK-në dhe standardet profesionale të miratuara nga Bordi i RTK-së”, thuhet në komunikatë.

Neglizhimi i këtyre shqetësimeve nga ana e drejtuesve të RTK-së, i bën ata bashkëpërgjegjes për situatën e krijuar, e cila po rrënon imazhin e Transmetuesit Publik.

“Ne 12 redaktorët e RTK-së, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të luhet me dinjitetin tonë moral dhe profesional dhe nuk do të pranojmë që të instrumentalizohemi nga asnjë individ që dëshiron t`i shpie përpara agjendat personale apo politike. Në këtë kontekst ne kemi prova të dokumentuara që dëshmojnë se këta individë kanë ndërhyrë arbitrarisht duke hequr lajme e kronika e madje edhe duke ndërprerë në gjysmë, edicionin e lajmeve”, thuhet në komunikatë.

“Ndonëse kanë vepruar me vonesë, ne e mirëpresim angazhimin Bordit të RTK-së për anulimin konkursit por është i papranueshëm fakti që bordi inkurajon këta persona, të cilët me fakte ua kemi dëshmuar se janë censurues dhe prodhues të propagandës, që të konkurrojnë sërish në konkursin e radhës. Këta persona duhet të shkarkohen nga të gjitha përgjegjësitë udhëheqëse që lidhen me postet e larta editoriale, për shkak se ata po vazhdojnë të nënshkruhen në edicionet e lajmeve, si eprorë tanë në pozitat që kanë mbajtur para konkursit. Ju bëjmë të qartë se angazhimi ynë është tërësisht parimor dhe se asnjëri nga 12 redaktorët iniciues të kësaj proteste nuk do të jenë në konkursin e radhës për kryeredaktorë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat