Punëtorët e LLAMKOS-it kërkojnë të ndalet falimentimi i fabrikës

Lajme

Punëtorët e LLAMKOS-it kërkojnë të ndalet falimentimi i fabrikës

Nga: Diana Bunjaku Më: 4 mars 2015 Në ora: 12:33

Punëtorët e sindikatës së gjigantit të dikurshëm metalurgjik “Llamkos” të trathtuar dhe të përbuzur nga Qeveria.

Më slogane e mbishkrime të ndryshme, (Stop krimit të organizuar) , (Duama Punë), (Të hetohet privatizimi i Lamkos-it) etj, qindra ish-punëtorët e Fabrikës gjigante të llamarinës ‘Llamkos’ në Vushtrri, të mërkurën ia kishin mësyrë sheshit “ Nëna Terezë”, me qëllim që të protestonin para Qeverisë së Kosovës, për padrejtësitë e shëmtuara që iu kishin bërë kësaj klase punëtore.

Nga 470 punëtorë të kësaj fabrike që dikur kishin punuar me zell dhe nder në punën e tyre, 60 prej tyre, tanimë kishin braktisur Kosovën, dhe ia kishin mësyrë BE-së. Siç njoftuan kolegët e tyre, këta punëtorë ishin të detyruar ta lëshojnë vendin e tyre ku u rriten e ku kontribuuan, për shkak të kushteve të këqija ekonomike, dëshpërimit që kishin mbetur në rrugë, zhgënjimit dhe diskriminimit që ishin injoruar, dhe mashtruar nga klasa e “ lartë “ pasurore.

Këta punëtorë shprehën pakënaqësitë e tyre, duke kërkuar që të ndalet falimentimi i fabrikës, kthimi i punëtorëve në punë, rishikimi i procesit të privatizimit, paga të garantuara, si dhe formimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Të tradhtuar nga premtimet në ajër, dhe të pakënaqur me procesin e privatizimit, dhe heshtjes së autoriteteve vendore për zgjidhjen e fatit të tyre, punëtorët e sindikatës së gjigantit të dikurshëm metalurgjik “Llamkos” vazhduan protestën edhe para ndërtesës së AKP-së. Ata thonë se për fat të keq premtimet kanë mbetur “vetëm premtime” për një kohë të gjate, dhe kanë kërkuar nga menaxhmenti dhe pronari i tyre që ti kryej obligimet që i ka ndaj punëtorëve që punuan me mund e ndjersë.

Sindikalistët kërkuan përfundimisht që të diskutohet dhe zgjidhet çështja e sindikatës Llamkos-it, pasi që sipas tyre ka 2 vite që nuk diskutohet rreth saj. Për gjithë këto probleme në këtë ndërmarrje, punëtoret kanë fajësuar edhe Agjencinë Kosovarë të Privatizimit (AKP) e cila nuk iu jep kurrfarë sqarimesh.

Protestuesit thanë njëzëri se një pjesë e këtyre punëtorëve kanë migruar ilegalisht për shkak se kanë mbetur pa punë dhe për shkak se nuk kanë marrë paga tash e katër muaj.

Sipas tyre, kjo protestë do të jetë e qetë, por njëjtë nuk premtojnë në protestat tjera, të cilat do të mbahen nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Protestat sipas punëtorëve të kompanisë në fjalë, ka mbetur alternativa e vetme për të kërkuar të drejtat e tyre. “Që 17 muaj bredhim poshtë e lartë për të kërkuar pagë, shumë herë kemi protestuar por nuk ka pasur asgjë konkrete”, ka pohuar Miran Halili, anëtar i Këshillit Protestues.

Tahir Shaqiri, kryetar i sindikatës së Llamkos-it, bëri të ditur se, ka kërkuar nga AKP-ja që të vendosë drejt për fatin e kësaj ndërmarrje. Kërkesa e sindikalistëve të Llamkos-it ishin, kthimi i të gjithë punëtorëve në vendet e tyre të punës dhe funksionalizimi i sindikatës.

“Sindikata jonë ka 470 punëtorë. Ne kërkojmë që të gjithëve tu sigurohet pagë, por pa kërkuar lëmoshë” ka thënë Shaqiri, duke shtuar gjithashtu se, AKP nuk duhet të pengojë investitorët dhe operatorët e ndryshëm që janë të interesuar.

Edhe punëtori Zeqir Osmani nga Vushtrria, jurist tha se arsyeja e daljes në protestë ishte kompensimi për paga të parapaguara në shumë prej 4.850.00 euro për periudhën gusht 2008 deri me 31 gusht 2009, dhe në shumën 4.5000.00 për periodën nga 01 shtator 2009 deri me 31 gusht 2010 në shumën e përgjithshme prej 99,350.00 euro.

Ai ka thënë se kjo kërkesë iu ka refuzuar atij si e pa bazuar gjoja se është paraqitur me vonesë, me 02. Mars.2011, që është brenda afatit për parashtrimin e kërkesave.

“ Kjo çfarë bëjnë këta pushtetarët me ne është shumë e papranueshme dhe aspak humane, sepse të lihen në rrugë gjithë këta punëtore që kontribuuan për këtë vend, për këtë shtet, dhe të detyrohen e që paratë e tyre ti kërkojnë në rrugë, në kësi forma është mesë e pa drejtë. Duhet ta dinë të gjithë se në atë fabrikë punuan mbi 400 punëtore, dhe me djersen e tyre, të jetojnë luksin këta qeveritar nuk është normale, thotë Osmani, duke shtuar se ai edhe pse ishte jurist dhe i kualifikuar në shkencat politike, ishte paguar vetëm 156 euro./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat