Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, Gojkoviç: Të bashkëpunojmë për gjërat që s'kemi konflikte

Lajme

Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, Gojkoviç: Të bashkëpunojmë për gjërat që s'kemi konflikte

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:37

Një kryeparlamentar serb vizitoi sot për herë të parë Shqipërinë. Maja Gojkoviç, kryetarja e Parlamentit të Serbisë, mbërriti sot në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, Ilir Meta. Pas takimit mes Gojkoviç dhe Metës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp.

Në fokus të kësaj vizite është rritja e bashkëpunimeve mes dy vende , duke krijuar për herë të parë një marrëveshje ndërparlamentare për bashkëpunim rinor.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Maja Gojkoviç: Nis bashkëpunimi parlamentar

Vetë kryetarja e Parlamentit serb, Maja Gojkoviç, e vuri në dukje takimin e parë për bashkëpunim parlamentar, e cila shënohet sot me vizitën e saj në Tiranë. Gojkoviç theksoi se do të ketë rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke i bërë thirrje kryeparlamentarit Meta për një vizitë në Beograd.

“Realizmi i vizitës shpreh dëshirë të qartë të bashkëpunimit mes nesh. Vizitë historike vizita e parë mes dy parlamenteve tona, asnjë kryeparlamentar serb nuk ka qenë në Shqipëri. Jam shumë e kënaqur që jemi kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe unë që hapëm këtë bashkëpunim mes dy parlamenteve tona. Takimet mes përfaqësueseve të dy shteteve tona janë në një nivel shumë të lartë. Përshëndesim vizitën e kryeministrit Rama në Beograd dhe përshëndesim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë. Ajo që i mungonte marrëdhënieve tona ishte bashkëpunimi parlamentar.

Ramë dakord për bashkëpunim konkret mes komisioneve tona, si dhe bashkëpunim të organizatave tona të delegacioneve tona parlamentare me organizatën ndërkombëtare.

I bëj thirrje kryeparlamentarit Meta për një vizitë në vendin tonë ku të nënshkruajmë një marrëveshje për bashkëpunimin mes parlamentareve, ku të përcaktojmë fushat ku do të bashkëpunojmë”, tha Gojkoviç.

Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, Gojkoviç: Të bashkëpunojmë për gjërat që s'kemi konflikte

Kryeparlamentarja serbe theksoi se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria kanë disa çështje për të cilat nuk pajtohen, duhet të bashkëpunojnë tek çështjet që kanë pikëpamje të njëjta. Në këtë mënyrë, Gojkoviç iu referua çështjes së njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pala serbe.

“Shqipëria ka marrë statusin për në BE, ju urojmë për këtë, pasi përparimi i çdo vendi të Ballkanit Perëndimor, do të thotë përparim i rajonit tonë.

Jemi të bindur që parlamentarët të bashkëpunojnë të shkëmbejnë përvojat drejt BE-së. Dhe Shqipëria e Serbia për disa çështje që nuk pajtohen, por edhe anëtarët e BE-së, por bashkëpunimi mes tyre vazhdon për çështjet ku nuk ekziston asnjë konflikt. Të vazhdojmë të bashkëpunojnë për gjërat që nuk kemi kundërshtia. Dy parlamentet të mbështesin bashkëpunimin rinor mes dy vendeve tona”, tha kryetarja e Parlamentit serb.

Meta: Ta lëmë pas të kaluarën, Serbia dhe Shqipëria drejt BE-së

Meta u ndalë tek çështjet kryesore që prekin shqiptarët, duke thekuar që të lihet pas e shkuara mes dy vendeve. Kryeparlamentari deklaroi se duhet të përqendrohen në bashkëpunimin ekonomik dhe social mes tyre, duke iu përkushtuar hyrjes në familjen europiane.

“U fokusuam për thellimin e marrëdhënieve parlamentare të dy vendeve, bindje se gjatë viteve të fundit marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë ngritur në një nivel të ri, biseduam edhe për zhvillimet në rajon. Dy vendet të ndërgjegjshme për rolin dhe peshën që kanë për të rritur parametrat e paqes dhe të ekonomisë në rajon, mbështetje për avancimin e dialogut, popullsisë shqiptare në Preshevë, vlerësojmë integrimin me të drejta të plota si një urë bashkëpunimi midis nesh.

Të lëmë pas të kaluarën që kanë cunguar avancimin ekonomik dhe social të hapësirës së përbashkët rajonale. Serbia dhe Shqipëria e kanë të ardhmen të mirë integruar brenda familjes evropiane”, deklaroi Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat