Skandali i kompanisë 'Devolli' raportohet nga mediat e huaja

Lajme

Skandali i kompanisë 'Devolli' raportohet nga mediat e huaja

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:32

Skandali i posterëve ofendues të kompanisë Devolli ndaj gazetarit Berat Buzhala ka zënë hapësirë edhe në mediat ndërkombëtare që operojnë në Ballkan
DTT-Net ka raportuar të martën për fyerjen ndaj redaktorit të Gazetës Express dhe po ashtu për importimin në Kosovë të miellit të kafshëve për njerëz nga ana e Devollëve. Madje kjo agjenci e lajmeve përmend edhe afërsinë e kësaj kompaninë me Hashim Thaçin.

“Një nga kompanitë më të mëdha në Kosovë, e afërt me PDK’në e ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi ka shpërndarë postera skandaloz që fyenin një gazetar dhe një pronare të një media me fotot e një gomari dhe një lope me emrat e tyre, kjo pas raportimeve se importet e grurit dhe miellit për kafshë servohen për qytetarët si ushqim për njerëz”, shkruan DTT,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat