Në Gjermani zvogëlohet numri i azilkërkuesve nga Kosova

Lajme

Në Gjermani zvogëlohet numri i azilkërkuesve nga Kosova

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:02

Vërshimi i azilkërkuesve nga Kosova drejt Gjermanisë bie sërish. Sipas presidentit të Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë, Manfred Schmidt në Berlin, në fillim të shkurtit, çdo ditë kërkesa për azil në Gjermani kanë parashtruar përafërsisht nga 1400 persona nga Kosova.

Ndërkaq ditëve të fundit, këtë veprim e bëjnë më pak se 200 persona në ditë.

Për shkak të numrit të madh të azilkërkuesve nga Kosova, qeveria gjermane, kohët e fundit është detyruar që të ndërmarrë masa për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve nga Kosova. Kështu ky vend dërgoi 20 policë gjermanë për ndihmë policisë hungareze në kufirin serbo-hungarez, me qëllim që të pengohet kalimi ilegal drejt vendeve europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat