Dridhet koalicioni në Kamenicë

Lajme

Dridhet koalicioni në Kamenicë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 08:30

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, kryesuesi i kuvendit, Bajram Dërmaku që vijnë nga PDK janë takuar dje me shefin e grupit të LDK-së, Jeton Biqkaj, aktualisht në opozitë. Biqkaj ka mohuar të jetë biseduar për koalicion, por nuk është shprehur refuzues ndaj një marrëveshje për qeverisje.

“Po duhet me e shqyrtu në mbledhjen e partisë. Nuk e di ende se qysh e presin anëtarët e kryesisë së LDK-së një ftesë të mundshme nga PDK-ja”, ka thënë Biqkaj. Aktualisht PDK bashkëqeverisë me AKR-në dhe AAK- në Kamenicë. qeverisje, në koalicionin e PDK-së me AKR-në e AAK-në, nuk janë vërejtur fërkime.

Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, në shumë raste është shprehur se i është shtuar presioni nga partia e tij për të larguar nga qeverisja AKR-në e PDK-në, e për lidhur koalicion me LDK-në Një pjesë e zyrtarëve të PDK-së e dëshirojnë LDK-në në bashkëqeverisje. Në më shumë se një vjet qeverisje, në koalicionin e PDK-së me AKR-në e AAK-në, nuk janë vërejtur fërkime.

Është në dorën e njeriut më të pushtetshëm të PDK-së, Begzad Sinanit, të vendos nëse do të vazhdojë bashkëqeverisjen me keto dy parti dhe ta rris pakënaqësinë tek një pjesë e strukturave të PDK-së, ose t’i futet një aventure pa krye me LDK-në për ta shpëtuar veten nga ndëshkimi i partise.

Takimin me zyrtarëve të PDK-së dhe atyre të LDK-së, e ka marrë shumë seriozisht nënkryetari i Komunës, njëherit drejtues i AKR-së në Kamenicë, Ftmir Matoshi. Ai ka thënë për “Kamenica Press”, se vetëm dorëheqja e Begzad Sinanit mund ta prish koalicionin. “Koalicioni PDK-AKR, nuk është koalicion numrash në Kuvendin Komunal, po një kontratë parazgjedhore, e cila nuk mund të prishet pa pajtimin e AKR-së, nga askush.

I pyetur për mundësinë e lëvizjeve në qeverisjen komunale, kreu i AKR-së për Kamenicën tha se koalicioni është i lidhur me kandidatin e atëhershëm të PDK-së për kryetar komune, Begzad Sinani dhe sipas tij, vetëm dorëheqja e Sinanit e prish këtë koalicion në mënyrë të njëanshme.

”Ndryshimet në udhëheqje të ekzekutivit dhe legjislativit janë të mirëseardhura sepse sjellin freski në punën e institucioneve dhe i bëjnë ato më të përgjegjshme. AKR deri tash ka zëvendësuar një drejtor, ndërsa në ta ardhmen mund të ketë edhe zëvendësime të tjera. Ne i mirëpresim edhe riformatimin ose zëvendësimin e njerëzve në pozita udhëheqëse nga partnerët e koalicionit, është qështje e PDK-së nëse pozitat e veta i zëvendëson me antarë të partisë së vet apo me antarë të LDK-së”, është shprehur Matoshi. Në vitin 2006 bashkëqeverisja LDK-PDK, ishte e mundshme.

Por, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007 hasmëria në mes të Shaip Surdullit dhe Begzad Sinanit, dy protagonistëve kryesorë të skenës politike në Kamenicë, sa vinte e shtohej. Kjo periudhë e konflikteve mes tyre, ishte perplote padi e kallëzime penale nëpër gjykata e prokurori mes tyre. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat