"Stop falimentimit të Llamkosit"

Lajme

"Stop falimentimit të Llamkosit"

Më: 4 mars 2015 Në ora: 07:10

(E plotësuar) - Punëtorët e Fabrikës “Llamkos” në Vushtri po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës. Ata po protestojnë për arsyen e mbylljes së fabrikës dhe fillimin e likuidimit.

Sot protestojnë edhe punëtorët e Fabrikës “Llamkos”

Punëtorët e Fabrikës “Llamkos” në Vushtri duke filluar nga ora 11:00 sot do të protestojnë për arsye të mbylljes së fabrikës dhe fillimin e likuidimit.

Ata kanë njoftuar se që një vit as qeveria dhe as Agjencioni Kosovar i Privatizimit nuk kanë marrë masa për gjetjen e një zgjidhje që të mos mbyllen 500 vende të punës.

Por për fat të keq premtimet sipas tyre kanë mbet “vetëm premtime” nga muaji në muaj, por menaxhmenti dhe pronari nuk i kanë kryer obligimet ndaj punetorëve .

Protesta mbahet para Qeverisë së Kosovës dhe para Agjencionit Kosovar të Privatizimit-AKP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat