Nikoliq: Gjithandej Republika e Kosovës, madje edhe në Azerbajxhan

Lajme

Nikoliq: Gjithandej Republika e Kosovës, madje edhe në Azerbajxhan

Më: 3 mars 2015 Në ora: 23:57

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka thënë sonte se referendumi për pavarësinë e Kosovës nuk është i nevojshëm, sepse rezultati për të dihet paraprakisht dhe se shkëputja e Kosovës do të ishte e papranueshmë për të edhe nëse qytetarët do të votonin për.
“Mendoj se qytetarët e Serbisë nuk ka nevojë të pyetën se a duhet të ekzistojë Kosova e pavarur apo jo. Kur i pyesni qytetarët se a heqin dorë nga Kosova apo BE-ja, ata thonë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për televizionin publik serb.
I pyetur për platformën për Kosovën, Nikoliq ka thënë se ka “arritur shumë larg” në shkrimin e kësaj platforme dhe se “ai që mendoj se mund ta na merr Kosovën duhet të mendoj për çmim”.
“Administrata në Prishtinë forcon përmbushjen e kërkesave të cilat do të qonin shumë afër asaj që të marrin të gjitha ingerencat e shtetit të pavarur, që ne në një far mënyrë, duke mos u pajtuar me ato, në fakt shohim që para nesh po zhvillohet pavarësia”, ka thënë ai.
Nikoliq duke iu referuar Kosovës “e ashtuquajtura Republika e Kosovës”, ka thënë se sot këtë mbishkrim mund ta hasni në secilën mbledhje apo takim ndërkombëtar që merrni pjesë.
“Kosovën mund ta shihni edhe në Lojërat Olimpike në Azerbajxhan, edhe pse nikoqiri i këtyre lojërave nuk e njeh Kosovën”, ka thënë, derisa është shprehur i kënaqur që nuk bisedon me përfaqësuesit shqiptar të Kosovës.
“Unë qysh moti nuk kam qenë në Bruksel dhe më nuk e kam përfaqësuesin tim në ato bisedime (me Kosovën), pasi që Marko Gjuriq tash është drejtor i Zyrës për Kosovën, por Marko dhe unë nesër kemi takim për këtë, në të cilin do të marr informacione se si është dukur ajo natë ankthi në Bruksel”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat