I jepet lamtumira e fundit policit, familja e tij e fal gjakun (Video)

Lajme

I jepet lamtumira e fundit policit, familja e tij e fal gjakun (Video)

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:52

Familja e Policit të ndjerë Nebih Ramadani nga Gaçka e Ferizajt i fali gjakun familjes Hajdari nga Kaçaniku.

Polici 61 vjeçar nga fshati Gaçkë i cili mbrëmë pësoi një aksident komunikacioni në magjistralen Ferizaj-Brezovicë, tek “Fusha e Pajtimit” në Kaçanik, e i cili nga plagët e marra sot ndërroi jetë,sot para varrimit familja e policit të ndjerë i fali gjakun familjes Hajdari nga Kaçaniku.

Me iniciativën e hoxhës së fshatit Gaçkë Bujar Hasani dhe me vullnetin e mirë të familjes Ramadani sot para se të bëhej varrimi u bë falja e gjakut.

Ishte ky një gjest i kësaj familje që u përshëndet nga të pranishmit në këtë ceremoni varrimi.

Varrimi i policit të ndjerë u bë në fshatin e lindjes me ceremoni policore dhe në prani të shumë qytetarëve në orët e pasdites.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat