Stanovci i Ulët bëhet me trafo të re

Lajme

Stanovci i Ulët bëhet me trafo të re

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:16

KEDS thotë se ka investuar në Stanovc të Ulët të Vushtrrisë duke vendosur trafon e re dhe LP 10 kV.

Nga ky investim thotë se kanë përfituar direkt dhjetëra konsumatorë.

Vendin për vendosjen e trafos e ka lëshuar Rasim Islami, rreth të 60-tave.
Nga trafo e re në Stanovc të Ulët kanë përfituar rreth 40 konsumatorë.
Trafoja është e madhësisë 250 kVA. Janë vendosur edhe 5 shtylla betoni të tensionit të mesëm dhe afro 200 metra kabllo.
Në bazë të matjeve që ka bërë KEDS-i në pikun e shpenzimeve tensioni është 220 volt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat