SHBA dërgon 300 ushtarë në Ukrainë

Lajme

SHBA dërgon 300 ushtarë në Ukrainë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 18:55

SHBA-të planifikojnë të dërgojnë rreth 300 ushtarë në Ukrainë, në periudhën nga muaji mars deri në tetor. Kontigjenti i ushtarëve amerikanë do të trajnojë ushtarakët ukrainasë, përkatësisht do të ofrojë shërbime të logjistikës, shkruan në ueb-faqen e Qeverisë amerikane.
Qeveria amerikane aktualisht ka hapur një tender për transportimin e logjistikës ushtarake në Ukrainë dhe rreth 300 trupave, shkruan AFP.

“Fituesi i tenderit do të sigurojë të gjitha pajisjet, automjetet dhe personelin e nevojshëm për transportin e kontingjentit ushtarak në përputhje me marrëveshjen", shkruan në tekstin e tenderit.

Transporti do të bëhet nga 5 marsi deri më 31 tetor, ku 300 ushtarët në tre turne do të transportohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Lvov për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Javoriv të Ukrainës.

Uashingtoni zyrtar në muajin shkurt kishte konfirmuar se do të dërgojë trupa në Ukrainë për t’i trajnuar ushtarakët ukrainasë, të cilët po luftojnë kundër forcave pro-ruse në Ukrainën lindore.

“Ne do të trajnojmë ata që të kryejnë detyra të sigurisë, detyra mjekësore dhe se si të mbrojnë veten e tyre nga rebelët pro-rus dhe artileria e rëndë ruse”, kishte thënë ditë më parë komandanti i ushtrisë së SHBA-së për Evropë, Ben Hodges. /Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat