Mrekullia e nëntokës shqiptare zbulon qytetërimin e hershëm ilir, dhe mashtrimin serb!

Lajme

Mrekullia e nëntokës shqiptare zbulon qytetërimin e hershëm ilir, dhe mashtrimin serb!

Nga: Shkruan: Idriz Morina Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:15

Janë gjetur mbishkrime, gur antikiteti, simbole dardane – rozeta, simboli i ringjalljes, kryqe, rruzare, manuskripte, libra të moçëm, të cilët kërkohet që sa më shpejt të shpëtohen.

Çfarë do të na dhurojë nëntoka shqiptare? Çfarë sekretesh arkeologjike fsheh, po a jemi të gatshëm të fillojmë ti nxjerrim ne ato? Këto dhe shumë dilema të tjera vazhdojnë të mbesin pa përgjigje zyrtare.

Ndërkohë, në një prej qendrave që përherë është cilësuar si më e lashta në Kosovë, në Prizrenin e bukur, dikush po përpiqet të bëjë më shumë për ti dhënë përgjigje çështjeve që kemi shtruar më sipër.

Për më shumë se 100 vjet të shtetit shqiptar arkeologjia jonë është në fillime të saja, madje ende nuk e ka ndërtuar identitetin e vet, ajo ende hulumton sipas kornizave të përcaktuara nga arkeologjia progreke dhe proromake, dhe në interes të serbëve.

Në Kosovë ajo është në gjendje edhe më të keqe, ajo ishte ndërtuar në mbrojtje kryesisht të tezave sllave dhe ortodokse.

Por, në një pjesë të Kosovës, tek qyteti i konsideruar babai i atdhesisë, në Prizren, një prift shqiptar i ritit katolik, po përpiqet të bëjë të pamundurën, që të sigurojë fondet e nevojshme, për të dëshmuar vijimësinë e qytetërimit shqiptar, nga ilirët e deri më sot.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat