EULEX-i po i heton 100 raste të krimeve të luftës

Lajme

EULEX-i po i heton 100 raste të krimeve të luftës

Nga: Mimozë Lakna Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:08

Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve”, thotë për “Bota sot”, se do të kishte qenë mirë që Gjykata Speciale të merrej edhe me hetimin e serbëve që kanë kryer krime në Kosovës.

Ka 16 vite që Bajram Qekini nga Mitrovica, pret përgjigje për fatin e djalit të tij i cili konsiderohet i pagjetur. Ai dhe mijëra familje të tjera nga Kosova nuk kanë lënë derë pa trokitur duke kërkuar përgjigje për fatin e më të afërmeve të tyre të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale që u iniciua për t`i hetuar pretendimet e senatorit zviceran Dik Marti për dyshimet se UÇK-ja ka kryer krime gjatë luftës, do të merret me hetimin e 10 rasteve të cilat dyshohen për vrasje të motivuara etnikisht, vrasje politike, vrasje të ish bashkëpunëtorëve të regjimit, frikësim, dëbim, dhunë seksuale dhe shkatërrim të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat