Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Rahovec

Lajme

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Rahovec

Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:42

Ka dhënë dorëheqje, Drejtori i Arsimit të Komunës së Rahovecit, Behar Rama.

Burime të Klan Kosovës brenda kësaj komune thonë se Rama e ka bërë të ditur vendimin për largimin e tij, gjatë mbledhjes së rregullt të drejtorëve, duke thënë se këtë hap po e merr për arsye personale.

Kërkesa e tij për dorëheqje pritet të shqyrtohet nga i pari i kësaj komune, Idriz Vehapi.

Drejtori i Arsimit në Rahovec është në mes të një procesi gjyqësor, pas një padie ndaj tij, të ngritur nga disa mësimdhënës të shkollës së mesme në këtë qytet, të cilët ishin larguar nga puna.

Ata e akuzojnë Ramën, se i ka larguar në mënyrë të kundërligjshme, dhe më pas në vend të tyre ka punësuar të afërm të tij dhe militantë partiakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat