Sipas Serbisë, Ushtria e Kosovës, faktor destabilizimi

Lajme

Sipas Serbisë, Ushtria e Kosovës, faktor destabilizimi

Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:20

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se i vetmi formacionin i forcave të armatosura në Kosovës sipas Rezolutës 1244 është KFOR–i.

“Prishtina po tenton të krijojë kuadrin ligjor për formimin e të ashtuquajturave Forca të Armatosura të Kosovës, gjë që është e papranueshme për disa arsye. Formimi i një formacioni të tillë do të ishte një faktor destabilizimi dhe thellim i mostolerancës ndëretnike”, ka vlerësuar Drecun.

Sipas tij, fakti se disa vende dërgojnë ushtarë të vet në kuadër të KFOR-it dhe njëkohësisht ushtrojnë pjesëtarët e ardhshëm të ushtrisë së Kosovës, tregon për një sjellje me standard të dyfishtë.

Ai ka shtuar se nga zyrtarët e KFOR-it pret të sillen konform me Rezolutën 1244 dhe jo të ofrojnë ndonjë mbështetje për krijimin e të ashtuquajturave forcave të armatosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat