Hyseni kërkon nga Zvicra që ta ndihmojë anëtarësimin e PK-së në Interpol

Lajme

Hyseni kërkon nga Zvicra që ta ndihmojë anëtarësimin e PK-së në Interpol

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:03

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë.

Me këtë rast u diskutua për marrëdhëniet ndërshtetërore në të gjitha fushat, si dhe për bashkëpunimin në mes të policive të dy shteteve, në shkëmbimin e informatave për rastet të ndryshme ku janë përfshirë të dy policitë.

Ministri Hyseni kërkoi nga Konfederata Zvicerane që të ndihmojë në anëtarësimin e Policisë së Kosovës në Interpol.

Në anën tjetër, shefat e policisë zvicerane i premtuan ministrit Hyseni angazhim të plotë në përkrahjen e Policisë së Kosovës në mënyrë që të ngrihet niveli i sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat