Ja se si rekrutohen “nuset e reja” nga militantët e ISIS-it

Lajme

Ja se si rekrutohen “nuset e reja” nga militantët e ISIS-it

Më: 3 mars 2015 Në ora: 14:18

Militantët e ISIS-it janë duke përdorur luftëtarë të pashëm për të radikalizuar gratë dhe vajzat britanike, shkruan britanikja The Independent.

Grupi i Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë është i njohur në përdorimin e internetit si një pajisje rekrutuese – në vitin 2014, 22 gra dhe vajza kanë udhëtuar drejt Sirisë për tu bashkuar me grupin në fjalë.

Në një rast të raportuar nga BBC, një vajzë në të njëzetat, ishte afruar me një rekrutues të ISIS-it në Facebook.

Ajo ka thënë se djaloshin në fjalë e kishte kontaktuar kur ajo ishte rreth 16 vjeçe, pasi ai i kishte thënë se është “shumë e pashme” dhe se “tani është koha për të mbuluar bukurinë tënde, sepse jeni e shumë e çmuar”.

Gruaja – e cila quhej Ayesha – tha se kjo ishte mënyra më e mirë për ta rekrutuar atë – sepse e kishte emocionuar dhe kishte luajtur me bindjet e saj fetare.

“Ishte joshëse në kuptimin që unë mund të kisha dikë që praktikon të njëjtin religjion me mua, jo domosdoshmërish nga përkatësia etnike si e imja dhe kjo ishte emocionuese”, ka shtuar ajo.

Ajo tha se dëshironte të ketë një burrë “para se ai të vdesë” dhe shtoi “kur ai të vdiste si martir, unë do ti bashkohesha atij në parajsë”.

Militantët e ISIS-it sigurojnë udhëzime të hollësishme për të punësuarit e rinj që udhëtojnë drejt Kalifatit të vetëshpallur.

Muajin e kaluar, tri femra të reja e kanë lëshuar Britaninë duke shkuar drejt Turqisë, prej nga besohet se kanë vazhduar drejt Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat