Zvogëlohet parku i qendrës së qytetit të Mitrovicës

Lajme

Zvogëlohet parku i qendrës së qytetit të Mitrovicës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 11:44

Në kuadër të një projekti i cili parashikon rindërtimin e pjesës qendrore të qytetit të Mitrovicës, do të jetë edhe “rikonstruktimi” i parkut.
Sipas zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla, “është duke u bërë heqja e një pjese të parkut që është pjesë e projektit që fillon nga ura deri tek Gjimnazi i qytetit”.

“Për të vlerësuar situatën e parkut në qytetin e Mitrovicës është mbledhur një komision ekspertësh, të cilët kanë ardhur në përfundim se duhen hequr edhe disa drunj të vjetër. Bëhet fjalë për zvogëlimin e parkut, përkatësisht betonimi i më pak se gjysmës së hapësirës gjelbëruese aktuale”, ka thënë Syla.

Projekti në fjalë është financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat