Bill Gates, prapë njeriu më i pasur në botë

Lajme

Bill Gates, prapë njeriu më i pasur në botë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 21:50

Themeluesi i kompanisë Microsoft sërish e ka mundur biznesmenin meksikan, Carlos Slim për pozitën e parë.
Lista tregon se në botë jetojnë 1,826 miliarderë, një rritje prej 181 personave gjatë 12 muajve të fundit.
SHBA-të dominojnë listën e top 20 njerëzve më të pasur, pasi 15 pjesëtarë të kësaj liste janë nga Amerika.
Lista përfshin 290 pjesëtarë të rinj, 71 prej të cilëve janë nga Kina.
Një rekord tjetër është edhe fakti që 46 miliarderë të rinj i përkasin moshës nën 40 vjeçe.

Ja lista e personave më të pasur në botë:

Bill Gates 79.2 miliardë dollarë
Carlos Slim Helu 77.1
Warren Buffett 72.7
Amancio Ortega 64.5
Larry Ellison 54.3
Charles Koch 42.9
David Koch 42.9
Christy Walton 41.7
Jim Walton 40.6
Liliane Bettencourt 40.1 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat