Xhihadisti John ishte njohur nga nëna e tij, kur i hoqi kokën gazetarit Foley

Lajme

Xhihadisti John ishte njohur nga nëna e tij, kur i hoqi kokën gazetarit Foley

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:08

Xhihadisti John nuk kishte mundur të mashtronte nënën e tij.
“Ky është biri im”, kishte thirrur e trishtuar Ghania Emwazi kur e kishte parë videon e heqjes së kokës së gazetarit amerikan James Foley
Por ajo nuk u kishte treguar autoriteteve se Mohammed Emwazi ishte ekzekutori i tmerrshëm i Shtetit Islamik.
“Nëna e kishte njohur zërin dhe kishte thirr: ‘Ky është djali im’ derisa ai i kishte hequr kokën pengut të parë amerikan”. “Kur e kishin shikuar videon për herë të dytë, i ati ishte i bindur se ishte djali i tij”, shkruan ‘The Telegraph’.
Ghania Emwazi dhe burri i saj, Jasem, ikën nga Londra pasi djalit të tyre 26 vjeçar iu hiq maska. Ata janë rikthyer në shtëpinë e tyre në Kuvajt.
Jasem Emwazi ishte ‘emocional dhe i hidhëruar me atë që ndodhi me djalin e tij’ dhe besohet se është çështje kohe para se ai të vritet, tha burimi për ‘The Telegraph’.
“Po pres dita-ditës të dëgjoj për vdekjen e tij”, raportohet të ketë thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat