Disa degë të AAK-së kalojnë në LDK

Lajme

Disa degë të AAK-së kalojnë në LDK

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:47

Bëhet me dije se konferenca e thirrur për nesër nga LDK ka të bëjë me kalimin e disa degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë parti.

Burimi, që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë portalit se janë disa degë që kanë vendosur të bëjnë kalim zyrtar në LDK si pasojë e pakënaqësive me rrjedhën në partinë e tyre të deritashme.

Ndër arsyet kryesore, sipas burimit, janë rezultatet e dobëta në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, si dhe mos-përfshirjen e kësaj partie në qeveri.

Kohë më parë, Melihate Tërmkolli, që kishte fituar mandatin e deputetes me AAK-në në zgjedhjet e fundit, i është rikthyer LDK-së, partisë në të cilën edhe e kishte nisur karrierën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat