Krimi brendashqiptar identifikohet me SHIK-un

Lajme

Krimi brendashqiptar identifikohet me SHIK-un

Nga: Shkruan: Idriz Zeqiraj Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:29

Koha dëshmoi se krerët e studentëve, të zgjedhur asaj kohe nga LPK-ja, edhe sot e kësaj dite janë të kuq dhe frymojnë majtas, si Albin Kurti me shpenat e tij!
Nëse kjo histori përsëritet në nismë të dekadës të dytë të këtij shekulli, ata do të jenë shkollarë të dështuar dhe të turpëruar përjetësisht. Një emërtesë e riorganizimit aktual të rinisë, përkatësisht, "Këshilli Qendror i Veprimit Rinor", me paralajmërimin e pjesëmarrjes edhe të vet ministrit gjegjës, shton dozën e këtij dyshimi. Kalimet grupore, kolektive në partitë e majta të rinisë studentore, janë një dëshmi tjetër të përpjekjes për ta ideologjizuar rininë.
Dhe, kjo është njëra nga të bëmat e shumta të SHIK-ut. Sepse, fundja, të majtës nuk i intereson e ardhmja e shtetit, por e tashmja e pushtetit. Lokalizmi, si mendësi provinciale, u shpërfaq në përmasat e turpit, kur studentët e Gjakovës nuk denjuan të mbeten prapa atyre të Prishtinës, në mbrojtje të "heronjve" lokalë, të akuzuar dhe të arrestuar për krime seriale. Marrosjes nuk i kanë shpëtuar as profesorët e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat