Çmenduria e ISIS, vrasin djalin dhe ia japin nënës ta hajë

Lajme

Çmenduria e ISIS, vrasin djalin dhe ia japin nënës ta hajë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 15:30

Çmenduritë e grupit terrorist të Shtetit Islamik, ISIS nuk kanë kufij. Së fundmi, ata kanë ushqyer një nënë të dëshpëruar, me eshtrat e djalit të saj, pasi i dhanë asaj gjellë me mish dhe oriz.

Djali ishte kapur dhe ishte burgosur nga militantët e Shtetit Islamik në Mosul, Irak. Nëna e shqetësuar dhe me guxim, vizitoi bazën e grupit terrorist, në një përpjekje për të folur me djalin e saj të dashur.

Por luftëtarët e ISIS i thanë asaj se ajo duhet ta hante fillimisht, pasi kishte bërë një rrugë të gjatë. Pasi i dhanë nënës supë me mish dhe oriz, ata i komunikuan lajmin e tmerrshëm se gruaja sapo kishte ngrënë djalin e saj, Kështu raporton The Sun.

Babai britanik Yasir Abdulla (në foto), i cili u largua nga shtëpia e tij në Keighley, West Yorkshire për të luftuar kundër ISIS, tha se ai u bashkua me betejën kundër grupit terrorist, pasi mësoi këtë histori.

"Burrat e ISIS i thanë asaj të ulej, sepse ajo kishte udhëtuar gjatë dhe duhej të ushqehej para se të takonte djalin e saj. Por ata e kishin vrarë dhe e kishin copëtuar atë, dhe pasi ajo e përfundoi vaktin, dhe i pyeti për djalin e saj, mori këtë përgjigje: Ju sapo e keni ngrënë atë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat