​Amerikani që i shpëtoi mafies shqiptare të drogës

Lajme

​Amerikani që i shpëtoi mafies shqiptare të drogës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 13:15

Nicholas Conn nga Borehamwood në Amerikë, ka bërë bujë në mediat amerikane pasi ka rrëfyer historinë e tij sesi i ka shpëtuar mafies shqiptare të drogës.

Por ndarja me mafinë shqiptare nuk ka qenë fare e lehtë. Conn rrëfen për mediat lokale në qytetin e tij se para një viti kishte përfunduar i përgjakur në rrugët e Berlinit, pasi kishte mbetur borxh mafies shqiptare plot 10 mijë funte pasi kishte pranuar t’i kryente disa shërbime për ta.

“Pasi kalova më shumë se 5 vjet duke shpërndarë dhe marrë kokainë për një grup mafioz shqiptar, më në fund para një viti arrita t’iu shpëtoj”, rrëfen Conn.

Por një vit më pas, Conn është pastruar komplet nga droga dhe i ka ikur mafies shqiptare. Tashmë ai ka hapur qendrën për ndihmë ndaj personave të varur nga droga.

Qendra quhet “Help4Addiction” dhe deri më tani ka ndihmuar dhjetëra të rinjve nga qyteti i tij për të lënë drogën. Së fundmi ka marrë edhe mbështetje nga aktori Vas Blackwood që po ndihmon financiarisht qendrën rehabilituese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat