Shpresë për të jetuar edhe në fshatrat e braktisur

Lajme

Shpresë për të jetuar edhe në fshatrat e braktisur

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:39

Fshatrat e braktisur në rajonin e Prizrenit, mund të ringjallen. Fillimi i ndërtimit të disa shtëpive, tregon vullnetin e mirë të banorëve të kthehen në trojet e tyre.

Familja Rashkaj nga fshati Milaj i Hasit është mësuar të bjerë e të zgjohet e vetme. Ka 16-të vjet që këto janë banorët e këtij fshati që dikur numëronte rreth 40 shtëpi të mos kenë asnjë të afërm tjetër përreth, transmeton RTK.

Bajram Rashkaj, po bëhet gati të nis me ndihmën e Komunës së Prizrenit shtëpinë e re. Po këtë lakmi ja kanë edhe banorët e tjerë që dukur ikën nga Milaj.

Plaku 90-të vjeçar, Ymer Osmanollaj, banorë i fshatit Gjonaj, thotë se, banorët e këtij fshati tash e sa vjetë të braktisur, kanë pasur mikpritje shumë bujare dhe kanë jetuar me të ardhurat që kanë siguruar nga bagëtitë.

Sipas tij vetëm ndihma në krerë dhi ose dele, mund ta riktheje jetën në këtë fshat.

Pas iniciativës për ndërtimin e shtëpisë së Bajramit, këshilltari i Kuvendit Komunal nga kjo zonë, Haziz Hodaj, thotë se do të vazhdojë t’i përkrahë të gjithë ato banorë që duan të kthehen në Milaj, duke kërkuar jo vetëm ndërtimin e shtëpive, por edhe fonde për të blerë bagëti të imta.

Një përkrahje të tillë, e ka konfirmuar edhe shefi i Zyrës për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha.

Ai thotë se, materiali për ndërtimin e shtëpisë së Bajramit është vetëm fillimi, ne do të shikojmë edhe mundësinë që ato që janë të interesuar të merren me blegtori t’i ndihmojmë.

Shumë fshatra në Has dhe rajonin e Vrrinit, pas lufte u braktisën, por fillimi i ndërtimit të disa shtëpive jep sinjalin e mirë se në Milaj dhe të gjithë fshtratë e tjerë të harruar, ka shpresë për të jetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat