Në mes të qytetit: I pastrehu qëllohet për vdekje nga policia (Video,+18)

Lajme

Në mes të qytetit: I pastrehu qëllohet për vdekje nga policia (Video,+18)

Më: 2 mars 2015 Në ora: 10:39

Policia kishte qëlluar për vdekje një burrë të dielën në qendër të Los Angjelosit gjatë një “lufte” rreth armës së një polici.
Sipas medieve botërore, policia i ishte përgjigjur një thirrje rreth një vjedhje të mundshme.

Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, përkatësisht në një vend ku kryesisht rrinin të pastrehët, kishin identifikuar të dyshuarin dhe kishte pasuar përdorimi i forcës.

Fillimisht policia thotë se e kishin goditur atë me elektroshok dhe kur kishin dashur ta shtrinin për toke, ai kishte tentuar t’ia kapte pistoletën njërit nga policëve – çka kishte sjellë deri tek reagimi i policisë.

Megjithatë, sipas disa dëshmitarëve, viktima nuk kishte pasur armë në dorë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat