Veterineret nga Sllovenia i operojnë dhe sterilizojnë falas dhjetëra qen në Prishtinë

Lajme

Veterineret nga Sllovenia i operojnë dhe sterilizojnë falas dhjetëra qen në Prishtinë

Më: 1 mars 2015 Në ora: 23:42

Një ekip i veterinereve nga Sllovenia, për tri ditë radhazi i kanë operuar dhe sterilizuar qentë falas në Prishtinë.
Sipas avokatit, Arianit Koci, i cili ka një kohë të gjatë që kontribuon që qentë endacakë të gjejnë strehim dhe të ushqehen, ky ekipi ka punuar bashkë me një veterinar nga Prishtina.
“Gjatë operacioneve kanë hasur në raste jashtëzakonisht komplekse me lloje të ndryshme te kancereve. Janë trajtuar mbi 85 qen deri tani”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ai i ka falenderuar të gjithë që kanë kontribuar në këtë projekt, posaçerisht e ka falenderuar veterineren, Nusa Schumet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat