​E veja e Litvinenkos fajëson Putinin për vrasjen e Nemtsov

Lajme

​E veja e Litvinenkos fajëson Putinin për vrasjen e Nemtsov

Më: 1 mars 2015 Në ora: 23:00

E veja e Aleksandër Litvinenko thotë se vrasja e Boris Nemtsovit ishte e parashikuar.

Litvinenko ka vdekur më 2006 në Londër nga helmimi me materie radioaktive.

Marina Litvinenko e cila fajëson presidentin rus Vlladimir Putin për vdekjen e bashkëshortit të saj, ka thënë se likuidimi i Nemtsovit për të ka qenë “absolutisht një lajm i tmerrshëm”, transmeton AFP.

“Kjo për mua ishte diçka si Deja Vu” tha ajo për BBC’në duke shtuar se likuidimi i Nemtsovit ishte mënyrë për të dërguar mesazh të gjithë atyre se “kushdo që përpiqet për të thënë diçka kundër nesh do të vritet”.

“ Për çdo gjë që ka ndodhur në Rusi në këto 15 vitet e fundit kjo Qeveri është përgjegjëse dhe zoti Putin personalisht ,” tha Marina Litvinenko .

Ajo sot u është bashkuar dhjetëra njerëzve që ishin mbledhur para ambasadës ruse në Londër për të nderuar Nemtsovin.

Siç raporton AFP disa prej tyre kanë mbajtur flamuj ukrainas.

Aleksandar Litvinenko vdiq në një spital të Londër më 23 nëntor 2006, tri javë pasi që në një hotel luksoz pi një çaj në të cilin më vonë u vërtetuar se ka qenë I helmuar me polonium radooaktiv.

Në një letër që ai shkroi para se të vdiste Litvinenko akuzoi Putinin për urdhërimin e vrasjes së tij , të cilat Kremlini i ka mohuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat