Banorët e Miradisë së Epërme ankohen për cilësinë e ujit

Lajme

Banorët e Miradisë së Epërme ankohen për cilësinë e ujit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:41

Banoret e Miradisë së Epërme të Fushë Kosovës ankohen për mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre, edhe nëse ka ujë, është i papërdorshëm, sidomos pas reshjeve të fundit.

Ndërsa zyrtarë të Ujësjellësit të Prishtinës thonë se cilësia e ujit të pijshëm është në nivel.

Banorët e fshatit Miradi nuk kanë siguri në cilësinë e ujit të pijshëm. Ata ankohen se kjo gjendje është rënduar veçanërisht pas reshjeve të fundit të shiut, të cilat përfshinë këtë pjesë të Fushë Kosovës.

Por zyrtarë të ujësjellësit përmes një mesazhi telefonik thanë se në të gjitha zonat e shërbimit, cilësia e ujit të pijshëm është e mirë, gjë që sipas tyre, e dëshmojnë edhe analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike që po bëhen vazhdimisht në laboratorin e ujësjellësit. Edhe Miradia e Epërme ka ujin e pijshëm pasi që furnizohet nga liqeni i Badovcit...." turbullira e ujit në Badovc ka filluar të bjerë dhe kur ishte e lartë për 10 ditë e kemi zvogëluar prodhimin e ujit, por nga sot jemi duke punuar me 2 pompa dhe gjithçka është në rregull", thuhet në një përgjigjeje të kompanisë rajonale të Ujësjellësit rajonal "Prishtina".

Me konstatimet e Ujësjellësit Rajonal Prishtina pajtohet edhe zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës Ali Topalli.

Megjithatë, për përmirësimin e gjendjes me furnizim me ujë të pijshëm banorët e fshatit Miradi thonë se kanë pak shpresa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat