Këshilltari i Thaçit (K)Adri Nurellari në aksion patriotiko patetik për mbrojtjen e Blerand Stavilecit

Lajme

Këshilltari i Thaçit (K)Adri Nurellari në aksion patriotiko patetik për mbrojtjen e Blerand Stavilecit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:06

Këshilltari i Hashim Thaçit, (K)Adri Nurellari, dikur bashkëpunëtor i demokratëve në Tiranë dhe prejse Thaçi është në pushtet edhe i këtij të fundit, sa herë e sheh të nevojshme- qoftë në media kur ato i japin hapësirën ashtu edhe në profilin e tij në FB nuk përton që edhe publikisht të “intervenojë” për debatet dhe sipas tij edhe huqjet dhe shkarjet e mediave në Prishtinë me dhe për të cilat nuk ka edhe fort respekt. Së paku jo kur nuk u shkojnë përshtati politikave të shefit të tij. Edhe sot, jo edhe aq i preferuari i prominencës mediale të Kosovës, (K)Adri Nurellari sërish ka marrë mundin të përçojë frustrimin e tij përmes një fletrrufeje në profilin e tij në FB. Me shkas: mbrojtjen e Blerand Stavilecit.

Në vijim mund ta lexoni këtë shkumëzim patetik të këshilltarit të Thaçit (K)Adri Nurellarit:

Pas këtij sulmi denigrues personal të përmasave të linçimit publik për përmendjen e lidhshmërisë mes demografisë dhe problemeve ekonomike a do guxoj kush në Kosovë që të analizojë në të ardhmen faktorë të tjerë të ngjashëm delikat që ndikojnë në zhvillimin ekonomik por që nuk lidhen detyrimisht me abuzimet e zyrtarëve qeveritarë? A duhet vallë të heshtim për diskriminimin gjinor tradicional dhe koston e madhe që ka shoqëria për mos përfshirjen e femrave në jetën ekonomike? Po për probleme e shqiptarëve me etikën e punës dhe braktisjen “estetike” që i bëhet fshatit dhe bujqësisë nga rinia e sotshme në Kosovë duke lënë pothuaj 1/3 e tokës së punueshme djerrë? A do guxojmë ndonjëherë të ballfaqohemi me kurajo në debatin publik për sjelljen irracionale konsumatore që kanë shqiptarët kur vjen puna tek marrja e kredive për të paguar për pushime verore, dasma e mallra konsumi luksi? Po për varshmërinë e krijuar nga remitancat e diasporës, ndihma e huaj apo asistenca e shtetit? A është e mundur që në Kosovë të diskutojmë për nevojnë imediate të përmirësimit të marrëdhënies së shqiptarëve me leximin, librin, shkencën dhe artin pa hasur në rrezikun që të denoncohesh e krahasohesh me shovinistët serb?! A ka hapësirë të lirë në Kosovë për të folur për dëmin që ka shkaktuar në burimet njerëzore mungesa e theksuar e integritetit akademik në shkollat tona që manifestohet shpesh me nivelin e kopjimit të nxënësve apo plagjiarizmit të profesorëve? A ka mundësi me fol ndonjëherë në Kosovë, pa pasur frikë për sulme banale personale, për maninë kolektive për të investuar gjithë paratë në tulla e çimento duke ndërtuar shtëpi të stërmëdha që duan një rrogë mujore të ngrohen e që në shumicën e rasteve shfrytëzohen veç pjesërisht? Kjo listë me tema që lidhen me politika zhvillimore e që janë bërë tabu në debatin publik në Kosovë mund të zgjatet e bëhet tërkuzë për sa kohë dominohet nga diskutime naïve normative duke e parë botën në mënyrë fëminore, përgjithësuese e dikotomike si bardhë a zi me retorikë fetare të tipit : mirë-keq, bukur-shëmtuar, ndershëm-hajdut, patriot- tradhëtar…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat