Skandaloze: Për gjashtëmijë euro, shkodranen ia shesin një plaku të Kosovës (Video)

Lajme

Skandaloze: Për gjashtëmijë euro, shkodranen ia shesin një plaku të Kosovës (Video)

Më: 1 mars 2015 Në ora: 19:04

Një femër nga Shkodra, në vitin 2005 është shitur familja e saj për një burrë plak nga Kosova, për gjashtëmijë euro. Tashmë ajo ka mbetur rrugëve, pasi që është ndarë nga bashkëshorti i saj Ahmet Gërxhaliu.

Shkak i ndarjes, sipas Bashkime Sylejmanit, është se e ka kuptuar se bashkëshorti i saj kishte grua dhe fëmijë, edhe pse kjo kishte menduar se ajo i kishte vdekur, raporton RTV21.

Në anën tjetër, Ahmet Gërxhaliu - që duket bukur në moshë - thotë se që nga viti 1989 i ka pasur katër gra. Por, shton se është ndarë nga Bashkimja pasi ajo ka harxhuar shumë para.

Bashkime Sylejmani-Gërxhaliu tash jeton në një strehimore në Prishtinë, së bashku me djalin e saj trevjeçar Albinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat