Edi Rama: Behgjet Pacolli, një njeri i madh në shërbim të vendit të tij

Lajme

Edi Rama: Behgjet Pacolli, një njeri i madh në shërbim të vendit të tij

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:25

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot pasdite në ceremoninë e organizuar nga Universiteti POLIS, me rastin e dhënies së çmimit special “Lidershipi Shqiptar 2014”, Kryetarit të Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli vlerësohet nga Co-PLAN për angazhimin në njohjet e Kosovës në botë, për sipërmarrjen e suksesshme në ndërtim e zhvillim, për angazhimin qytetar dhe politik, për misionet humanitare për zgjidhjen e krizave të pengjeve, dhe promovimin e bashkimit kombëtar përmes ekonomisë dhe integrimit europian e larg tendencave nacionaliste.

Kryeministri Rama vlerësoi figurën e tij si një politikan i spikatur, i cili suksesin e arritur në botën e biznesit e vuri në shërbim të ideve më të mira për një zhvillim ekonomik të suksesshëm për vendin e tij. “Ajo çka kam menduar dhe çka dua të them është, çfarë e shtyn këtë njeri që siç e tha edhe vetë është në kulmin e një suksesi të ëndërruar fort dhe për të cilin ka luftuar gjithë këtë pjesë të jetës si sipërmarrës, që ka ndërtuar një ndërmarrje globale e cila punon me 30 monedha të ndryshme dhe në të cilën fliten 40 gjuhë të ndryshme, që të kthehet andej nga u nis në fshatin e vet. E të marrë përsipër t’i hyjë detit në këmbë duke u marrë me politikë, në një pjesë të trojeve shqiptare. E theksoj këtë për të thënë duke u marrë me politikë shqiptare besoj që përgjigjen në një farë mënyre mund të na e japë ajo çka Salvador Dali ju tha akademikëve të Francës kur i dhanë titullin e madh të anëtarit të akademisë me një pompozitet të jashtëzakonshëm, “as ky titull nuk ma shëron dot kuriozitetin për sa më duan në fshatin tim”, u shpreh kryeministri ndër të tjera, në përshëndetjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat