Xhihadisti John, email gazetës “Mail on Sunday”: Jam një i vdekur që eci

Lajme

Xhihadisti John, email gazetës “Mail on Sunday”: Jam një i vdekur që eci

Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:23

Killeri mizor i Shteti Islamik, i njohur si xhihadisti Xhon ka zbuluar se ai e dinte se shërbimet britanike të sigurisë ishin afër kapjes së tij dhe se ai ishte “një i vdekur që ecte”.

Këtë email të çuditshëm ai ua ka dërguar gazetarve të The Mail on Sunday .

Emailet e tij janë dërguar para se ai të largohej nga Britania për t’u bashkuar me ISIS.

Në atë kohë, Mohammed Emwazi, i cili tani u demaskua si personi që pret kokat e pengjeve perëndimore me thikë për llogari të ISIS, pretendonte se ishte një viktimë e pafajshme e persekutimit të MI5.

Emwazi, i cili është shfaqur në 6 ekzekutime të pengjeve në Siri thotë në email se përndjekja e kishte prekur aq keq sa kishte menduar vetëvrasjen.

“Do të marrë sa më shumë pilula që të mundem, pasi kështu unë do të fle përgjithmonë”, paralajmëroi ai. Emailet e tij i ishin dërguar redaktorit për sigurinë Robert Verkaik në dhjetor të vitit 2010 dhe 2011. Ato ofrojnë një depërtim në gjendjen e tij mendore në një kohë kur ai ishte tashmë ishte i zhytur thellë në ekstremizëm.

Pak paranojak, me ankesa të shpeshta se çdo veprim i tij është duke u hijëzuar nga oficerët e zbulimit.

Ky lajm vjen pas disa zbulimeve të tjera të rëndësishme për xhihadistin John:

-Emwazi ishte anëtar i një celule të fshehtë të Osama Bin Laden me bazë në Britani, e quajtur “The London Boys” , të cilët planifikonin sulme në Perëndim;

-Ai ishte i përfshirë me një bandë të dhunshme rruge, e cila në shënjestër kishte banorët e pasur të Belgravia-s që sulmoheshin me armë tymuese;

– Emwazi u arrestua duke u përpjekur që të detyronte forcat e sigurisë, që një pasagjer të udhëtonte nga Dar es Salaam në Tanzani për në Johanesburg pa pasaportë në vitin 2009;

-Babai i tij mësohet se ishte një polic në Kuvajt para se të zhvendosej me familjen e tij në Britani;

-David Cameron do të njoftojë planet e reja për tu dhënë spiunëve kompetenca më të mëdha për të përgjuar komunikimin elektronik të të dyshuarve si terrorist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat