Mbrojtja e të keqes i ka devalvuar shqiptarët

Lajme

Mbrojtja e të keqes i ka devalvuar shqiptarët

Nga: Shkruan: Idriz Zeqiraj Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:19

Zhurma e pushtetarëve në mbrojtje të krimit

"Zallamahia" e bandave komuniste në pushtet apo opozitë, kur qe arrestuar kryekomunari Blerim Kuqi, sheshonte injorancën dhe hipokrizinë e kësaj race karpatesh. Jakup doktori pat lan nam për mosnjohjen elementare të Kushtetutës të vendit, kur e votoi presidentin pa kuorum. Tani ai thirret në këtë Kushtetutë për paprekshmërinë e atyre që kanë mandate deputeti. Në një normalitet kushtetutor, kjo referencë do të ishte normale. Por, kur është fjala për një abnormalitet kushtetutor, kur Jakupi me shokë e ka shkelur, e ka bërë leckë, madje letër higjienike, e ka përmjerrë Kushtetutën e Kosovës, duke i veshur me mandat deputeti të dënuarit për krimin e vrasjeve seriale dhe të tjerë nën hetime, me të njëjtën akuzë, me të vetmin qëllim për t`i mbrojtur nga drejtësia, rast unikal për demokracinë botërore, në çfarë logjike e mbështetë palogjikshmërinë e tij marroçe në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve?!?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat