Nesër më ngrohtë dhe me diell, të martën në mëngjes shi

Lajme

Nesër më ngrohtë dhe me diell, të martën në mëngjes shi

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:30

Sot, në ditën e parë të muajit mars dhe të pranverës meteorologjike, po mbanë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Vend-vende ka edhe reshje të dobëta shiu, kryesisht në lindje të vendit. Temperatura momentale është 12C, fryen erë jugperëndimore 1m/s, shtypja atmosferike është stabile 1014mb.

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, i ngrohtë dhe me erë, me temperatura maksimale që do të sillen nga 12C deri 14C. Do të fryejë erë jugperëndimore 5-12m/s. Në mbrëmje dhe gjatë natës vransirat do të shtohen, e rreth mesnate dhe në mëngjesin e të martës priten edhe reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1400m priten edhe reshje të dobëta bore. Të martën, për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore, do të mbajë mot pak më i ftohtë, pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperatura maksimale do të sillet nga 9C deri 10C. Temperaturat minimale do të sillen nga 2C deri 4C. Të martën do të fryejë erë verilindore 4-6m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat