Haradinaj: Koalicioni i fundit qeveritar, turpi i vendit

Lajme

Haradinaj: Koalicioni i fundit qeveritar, turpi i vendit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:04

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se koalicioni qeveritarë është turpi i udhëheqjes së vendit, dhe se qytetarët nuk ndihen krenar me këtë qeverisje. Sipas Haradinajt, të gjitha ato të arritura, ndihma nga ana e të huajve, të humburit gjatë luftës po zhvlerësohen nga kjo qeveri.

Ai këto komente i bëri gjatë punimeve të Kuvendit të II-të të punës së AAK-së, ku po diskutohen ndryshimet statutare të kësaj partie.

Ardian Gjini, kryesues i Grupit Punues për Çështje Statusore përmendi disa ndryshime në Statutin e AAK-së, të cilat priten të votohen sot.

Kryesia e AAK-së më herët ka bërë të ditur se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme me të cilën përballet Kosova për çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat