Facebook-u i la pa zëdhënës

Lajme

Facebook-u i la pa zëdhënës

Nga: H.Orana Më: 1 mars 2015 Në ora: 11:42

Ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndonëse kishte në kabinetin e tij një numër të madh të punësuarish, asnjëri nga ta nuk e lunate rolin e zëdhënësit. Andaj edhe komunikimi i mediave më Qeverinë thuajse ishte i pamundur.

Në këtë mënyrë Thaçi zgjidhte që të përgjigjej për çka të donte vet dhe qka i leverdiste atij. Madje edhe hapte e shtejllonte tema të cilat atij i dukeshin më interesante. Të njëjtën gjë e bënte edhe në intervista.

Për dallim nga paraardhësi i tij, kryeministri aktual Isa Mustafa, ka emëruar tashmë zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashin i cili njëherit është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Pavarësisht kësaj, as Abrashi nuk po e kryen punën e zëdhënësit, aq sa faqja e kryeminsitrit në Facebook.

Sikur të ishte mundësia e Facebook-ut që të reduktohej të paktën numri i të punësuarve në Qeveri, do të ishte më e arsyshme. Mirëpo, pavarësisht të punësuarve në këto pozita, ata nuk e po e kryejnë punën e tyre, ani pse po paguhen për punën që nuk po e bëjnë.

Edhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga një pjesë të madhe të punës së saj e shpërndan në Facebook. Shumë nga ngjarjet që kanë të bëjnë me Presidencën, së pari publikohen përmes faqes së saj në Facebook, e më pas në emailet e redaksive.
Një rrugë të njëjtë po e ndjekin edhe shumë ministra e deputetë të tjerë për të cilët Facebook-u është bërë pjesë e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat