Vrasja e opozitarit rus u incizua nga kamerat e një televizioni (Video)

Lajme

Vrasja e opozitarit rus u incizua nga kamerat e një televizioni (Video)

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:13

Vrasja e Boris Nemtsov, opozitar i presidentit rus Vladimir Putin që u krye në një urë në qendër të Moskës të premten natën u kap në një kamerë e televizionit TVC, që paraqet pamje të qytetit.

Video me rezolucion të ulët lë të kuptohet se vrasësi mund të ketë qenë duke e pritur Nemtsovin te ura.

Kamera ka kapur momentet e vrasjes te ura e cila ndodhet pranë Kremlinit. Cilësia e filmit ofron mundësinë të shihet mirë vetura dhe personi që largohet me të.

RT raporton se sipas videos, politikani u vra në 23:31 sipas orës lokale në Moskë, nga një vrasës i cili dyshohet se po priste opozitarin rus te shkallët e urës.

Vrasja ka ndodhur kur Nemtsov dhe shoqëruesja e tij – një femër me pallto të bardhë, që thuhet se është modelja ukrainase Anna Duritskaya – ishin të mbuluar nga kamera nga një automjet i pastrimit të borës që po kalonte aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat