Taksistët e Suboticës: Shqiptarët na lanë pa punë

Lajme

Taksistët e Suboticës: Shqiptarët na lanë pa punë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 22:29

Ashtu si edhe mbërritën, qytetarë të Kosovës janë zhdukur nga kufifri mes Kosovës dhe Serbisë shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”.

Një pjesë e tekstit që do të botohet nesër, thuhet se më 24 shkurt kur një ekip gazetarësh vizituan Suboticën, nuk ishte paralajmëruar se ndonjë autobus do vinte nga Kosova në stacionin e autobusëve në Suboticë.

“Edhe taksistët nuk kanë punë, vetëm ndonjë prej tyre duke u ruajtur mos ta sheh policia, merret vesh me një grup të rinjsh somalezë. Për dallim nga afganët ata janë shume të rregullt, njëri nga ta me një anglishte solide sqaron se qëllimi i tyre është perëndimi por nuk kanë në mendje ndonjë vend të zgjedhur”, shkruan në reportazh.

Sipas “Jutarnji List” taksistët kanë treguar se si kanë pasur probleme me migrantët nga Kosova dhe policia u ka ndaluar rreptësishtë atyre që të voziten më larg se vendi i quajtur Paliq.

“Ata që donin të fitonin shumë, i dërgonin deri te kufiri ku përfundonin si pjesëmarrës në ndihmë të kalimit ilegal të kufirit. Vendi më i vizituar ka qenë vila ‘Lira’ në Paliq, pronë e Sami Hakajt shqiptar nga Kosova të cilën e ktheu në punkt transporti. Për një pagesë aty i siguronte strehim dhe ushqim e ku më pastaj i dërgonte matanë kufirit”, shkruan “Jutarnji...”.

Në Vilën “Lira” nuk ishte askush, as mysafir e as staf. Në derë të hyrjes shkruan porosia se janë në pushim kolektiv.

“Kjo me shqiptarët nuk ka qenë punë e pastër. Ata kanë pasur ndonjë plan. Kush do të mundte që aq shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore t’ i kthejë”, ka thënë një nga taksistët.

Sipas “Jutanrji List” ekzistojnë tri teori rreth asaj se pse shqiptarët e Kosovës përnjëherë ia mësynë kufijve të Bashkimit Evropian.

“Një pjesë e mediave serbe shkruante se kjo është tezë e politikanëve që vala e imigrantëve ta komprometojë Serbinë që asaj prapë t’i kthehet regjimi i vizave. Rrëfimi tjetër thotë se krejt kjo i shkon ëpr shtati Beogradit, që do të nxitte perëndimin që ia njohu pavarësinë e njerëzit po ikin nga shteti. Ekziston edhe e treta e ndoshta më e mundshmja . e ngjashme me kryetarin e komunës Asotalom Laslo Toroçkai i cili tha se shqiptarët nga Kosova shkuan ën Gjermani për të amrrë ndihma financiare ku edhe i dërguan fëmijët, dhe kur Gjermania do të vendoste t’u ndihmonte ata do të ishint ë gatshënm të kthehen”, përfundon pjesa e parë e botuar në portalin e ”Jutarnji List”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat