Serbia jo e gatshme për përmirësimin e pozitës së pakicave

Lajme

Serbia jo e gatshme për përmirësimin e pozitës së pakicave

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 20:58

Qeveria serbe nuk po shpreh gatishmëri për përmirësimin e pozitës së pakicave në përgjithësi e veçanërisht të drejtat e shqiptarëve, ka thënë deputeti popullor Riza Halimi.

Ndërprerja e bisedimeve me shqiptarët e Luginës, të iniciuar në vitin 2013, pas heqjes së dhunshme të Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB - së, sipas tij u bë nga vet qeveria serbe.

Halimi, ka akuzuar Trupit Koordinues qeveritar serb, për ndarje simbolike të mjeteve materiale për komunat e Luginës, mjete këto të cilat ndonëse jo të mjaftueshme, po ndikojnë që këtyre komunave të iu ndalohet e drejta për konkurrim përmes projekteve në ndonjërën nga ministrit përkatëse, ndryshe nga që bëjnë komunat tjera të Serbisë, të cilat fitojnë dukshëm më shumë mjete se që ndanë Trupi Koordinues.

Nga ana tjetër Belgzim Kamberi, kryetar i KDNJ-së, ka theksuar se përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës nuk duhet lejuar legjitimimin e diskriminimit shtetëror përmes pranimit të mjeteve materiale të Trupit Koordinues.

Sipas një raporti të publikuar ditë më parë Trupi Koordinues qeveritar për vitin 2015 ka ndarë rreth 2 milion euro mjete për tri komunat e Luginës. Përderisa përmes konkurrimit me projekte një komunë siç është Surdulica, gjatë vitit të kaluar ka fituar më se 8 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat