Kryeministri Hungarez: Po bëhemi kamp emigrantësh

Lajme

Kryeministri Hungarez: Po bëhemi kamp emigrantësh

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 18:22

Kryeministri hungarez Viktor Orban denoncoi multikulturalizmin dhe liberalizmin të premten dhe u zotua për të luftuar një valë në rritje të migrimit që ai tha se po kërcënon të kthej vendin e tij në një “kamp refugjatësh”, raporton AP.
Në fjalimin e tij vjetor për gjendjen e vendit, Orban e quajti shoqërinë multikulturore “një mashtrim” dhe mbrojti përpjekjet e qeverisë së tij konservatore për të braktisur “politikat liberale sociale” që ai i akuzoj për refuzimin e kulturës së krishterë.
“(Një Hungarez) nuk dëshiron të shoh turmat e njerëzve të depërtojnë në vendlindjen e tij nga kulturat e tjera që janë të paaftë për t’u përshtatur dhe janë një kërcënim për sigurinë publike, për punën e tij dhe për jetesën e tij,” tha Orban. Hungarian Prime Minister Orban addresses during his annual state-of-the-nation speech in Budapest
Ai po i referohej turmës së emigrantëve që kanë hyrë në Hungarinë këtë vit, shumë nga ata për t’i ikur varfërisë në Kosovë dhe duke kërkuar të arrijnë Gjermaninë dhe vendet e tjera perëndimore. Orban është kritikuar në Perëndim për deklarimin e tij vitin e kaluar se ai donte që shteti i tij të jetë shtet “liberal” dhe se ai e konsideron Rusinë, Turqinë dhe Singaporin të jenë modele të suksesit. Të premten, ai përshëndeti suksesin e politikave jokonvencionale ekonomike të qeverisë së tij, disa prej të cilave janë kritikuar nga ana e investitorëve për përfshirjen e taksave më të larta për bankat dhe shumë kompani të huaja/Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat