Nemtsov nuk është i vetmi zë kritik ndaj pushtetit që vritet në Rusi

Lajme

Nemtsov nuk është i vetmi zë kritik ndaj pushtetit që vritet në Rusi

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 18:12

Ish-zv.kryeministri rus Boris Nemtsov nuk është i vetmi zë kritik ndaj pushtet në Rusi që ka përfunduar i vdekur.

Një natë më parë Boris Nemtsov u ekzekutua nga katër persona të armatosur në Moskë, teksa ai ecte në rrugë më një femër ukrainase.

Vrasja e tij ka çelur dosjet dhe ka bërë shumë media ruse që t’i rikthehen së shkuarës. Kanë qenë të paktën 5 persona të tjerë me influencë dhe kritik ndaj pushteti në Rusi që kanë vdekur. Një pjesë e tyre janë regjistruar si të vetëvrarë, disa të tjerë si të ekzekutuar për motive “të pazbuluara”.

Prej kohësh në Rusi mbizotëron një atmosferë frike dhe sipas analistëve të ndryshëm ndërkombëtar këto vrasja “enigmë” kanë instaluar në Rusinë e ftohtë teorinë “po fole, more fund”.

Disa prej vdekjeve “enigmatike” në Rusi:

000_dv636706.siBoris Berezovsky: Biznesmen që i vuri pasuritë në vitet ‘90 pas privatizimeve të ndërmarrjeve sovjetike. Largohet në Britaninë e Madhe në vitin 2000 pas zënkës me presidentin Vladimir Putin. Vdiq i varur në shtëpinë e tij në mars 2013. Gjykata tha se nuk mund të përcaktohet nëse kishte vrarë veten apo e kishin vrarë.

Sergei MagnitskySergei Magnitsky: Jurist që dyshohet se kishte bërë publik evazionin fiskal të kompanive të lidhura me Kremlinin. U burgos në nëntor 2008 me akuzën për evazion fiskal dhe vdiq në burg një vit më vonë. Një hetim tregoi se ishte rrahur keqas disa orë para vdekjes.

File photo of Chechen journalist and activist Natalia Estemirova posing at the Front Line Club in LondonNatalia Estemirova: Aktiviste e njohur e të drejtave të njeriut për çështjet lidhur me Çeçeninë, ku edhe jetonte, u mor peng të persona të panjohur dhe u qëllua për vdekje në korrik 2009.

Alexander LitvinenkoAlexander Litvinenko: Spiuni rus i shndërruar në informator të britanikëve besohet se u helmua në nëntor 2006 në Londër. Vdiq 22 ditë më vonë.

Anna PolitkovskayaAnna Politkovskaya: Gazetarja investigative u qëllua për vdekje në apartamentin e saj në Moskë, më 7 tetor 2006. Raportoi abuzimet me të drejtat e njeriut në Çeçeni.

Boris NemtsovBoris Nemtsov: Nemtsov, lideri i opozitës anti-Putin dhe ish-zëvendëskryeministri liberal i epokës së presidencës së Boris Jelcinit, u vra në ndërkohë që ecte në qendër të Moskës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS, politikani u ekzekutua me katër plumba. Nemtsov u godit nga persona që zbritën nga një makinë, gjatë kohës që po ecte në rrugë i shoqëruar nga një ukrainase.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat