Kjo është modelja ukrainase me të cilën ishte politikani rus kur u vra

Lajme

Kjo është modelja ukrainase me të cilën ishte politikani rus kur u vra

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 14:48

Vrasja e politikanit rus, Boris Nemtsov, ka shokuar botën. Kritiku i zëshëm i Vladimir Putinit u qëllua pranë Kremlinit, ndërsa ishte në shoqërinë e një femre.

Mësohet se 55- vjeçari ishte së bashku me modelen Anna Duritskaya, 23 vjeç.

Ata kishin darkuar në restorantin GUM dhe nuk kishte shumë që kishin dalë, kur u qëlluan.

Vajza mbeti e padëmtuar.

Ajo është ukrainase.

Politikani rus po përgatiste një raport që tregonte se Rusia është implikuar në lëvizjen separatiste në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat