Nxënësi i urtë që u bë xhihadist gjakpirës (Foto)

Lajme

Nxënësi i urtë që u bë xhihadist gjakpirës (Foto)

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 00:05

Fytyra e tij të buzëqeshur në kishë me shokët e shoqet e shkollës, nuk të lë vend për të menduar se ky djalosh i klasës së mesme do të shndërrohej në një kapap terrorist të quajtur “Xhihadi Xhon”. Mohammed Emvvazi, nga Kuvajti, mbërriti në Britani në moshën 6-vjeçare dhe përqafoi jetën britanike, duke luajtur futboll në rrugën e Londrës dhe mbështetur Mançester Junaidid. Fqinjët mund të të tregojnë se ai ishte i sjellshëm, një djalosh i qetë, që studionte në shkollën “Kisha e Londrës”, ku ai ishte i vetmi mysliman në klasë. Djali i një shoferi në Kuvajt mbërriti në Britani kur dinte ende shumë pak fjalë anglisht dhe dukej më i interesuar për futbollin, sesa për islamin. Ai shkonte në xhami me familjen e tij, por vishej me stil perëndimor dhe u bë popullor në shkollën e tij në Londrën Perëndimore.

Foto me klasën, kur ishte në shkollën "Church of England"

Dje, ish-shokët e tij të klasës po përpiqeshin të besonin se djaloshi i qetë që ata njihnin ishte terroristi më famëkeq në botë, që qëndronte pas maskës. Në librin e tij vjetor të shkollës, kur ishte 10 vjeç, Emvvazi kishte listuar si lojën e tij të preferuar në kompjuter “Duke Nukem: Koha për të vrarë” dhe si librin e parapëlqyer “Si të vrasësh një monstër”. Kur ishte pyetur se çfarë do të bëhej në 30 vjeç, ai kishte shkruar: “Do të jem në një ekip futbolli dhe do të jem duke bërë një gol”. Ushqimi i tij i preferuar ishin patatet e skuqura, ngjyra e preferuar ishte bluja, kafsha e preferuar, majmuni dhe filmat e parapëlqyer vizatimorë ‘The Simpsons’.

Libri vjetor i shkollës

Roli i tij si një kasap sadist i Shtetit Islamik është mijëra kilometra larg profilit të nxënësit të shkollës të çmendur pas futbollit, që emigroi nga Kuvajti në Britani me prindërit e tij në vitin 1993. Ata u vendosën në Londrën Lindore në një apartament, babai i tij nisi të punonte si shofer kamioni, ndërsa nëna e tij qëndroi në shtëpi me Muhamedin dhe dy motrat e tij të vogla, sot 25 dhe 23 vjeç. Kur familja u shpërngul në Britani, u zgjerua me tre fëmijë të tjerë dhe sipas familjarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik për arsye sigurie, ata ishin të lidhur me njëri tjetrin, madje prindërit i merrnin çdo ditë fëmijët e tyre nga shkolla.

Shtëpia ku u vendos familja në Londrën Lindore

Një ish-shok i klasës së tij thotë se Emvvazi përfshihej me raste në sherre pas shkollës, por edhe se ai zakonisht ishte i rezervuar dhe i kushtuar ndaj besimit. “Ai ishte në një shkollë të krishterë, por ishte i vetmi mysliman në klasë. Njëherë kur kishim një mësim, ai u ngrit dhe foli për besimin e tij. Ai shkroi arabisht në dërrasë për të treguar sesi dukej shkrimi. Na tregoi një tekst fetar dhe foli për të. Ishte rreth 8 ose 9 vjeç. Anglishtja e tij nuk ishte shumë e mirë gjatë fillores. Ai dinte vetëm disa fjalë. Luante futboll pas dreke dhe bënte pjesë në një klub futbolli jashtë shkollës. Nga futbolli, ai mësoi fjalë e shprehje të ndryshme. Si të gjtihë djemtë e tjerë, ai donte të bëhej sulmues. Nuk ishte shumë i mirë në shkollë, bënte pjesë në gjysmën më të keqe, por ishte një nga ata djemtë sportivë. Ishte dhe popullor”. Një histori tjetër: “Ishim në këndin e lojërave dhe dukej sikur Muhamedi po i largohej dikujt. Mendoj se do të përfshihej në një sherr. Kur po vraponte, dikush i bllokoi rrugën. Ky i fundit e goditi. Ishte 6 vjeç dhe ne nuk e pamë atë për 6 javë. Nuk ishte më i njëjti që prej atëherë. Jua them me siguri absolute këtë. Nuk ishte më i njëjti”.

Rezultatet akademike në Universitetin Uestminster. Ai ishte kalues në të gjitha lëndët, përveçse në dy prej tyre

Në 1999-n, ai u fut në Akademi, ku thuhet se u bë më i vëmendshëm ndaj besimit të tij dhe filloi të vishej në mënyrë më tradicionale. Edhe motrat e tij nisën të vishnin perçe. Një nga motrat e tij të vogla ishte absolute në shkollë dhe kishte bërë një projekt të detajuar për një vrasëse seriale femër. Mësuesit thonë se Muhamedi ishte një nxënës që punonte shumë, me shumë vullnet, gjithçka që do të doje nga një student. Ndërsa fqinjët thonë se ai ishte si çdo adoleshent tjetër. Sjellja e tij filloi të ndryshonte kur ai nisi studimet për shkenca kompjuterike në Universitetin Uestminster. Në universitet kishte pasur disa prototipa nga radikali islam dhe Emwazi duket se ra pre e tyre. Ai nisi të shkonte në disa xhami dhe filloi të shoqërohej me Bilal al-Berjawi, i cili u vra nga një dron, tre vjet më parë në Somali.

Në gusht 2009, pas diplomimit, ai udhëtoi për në Tanzani me miqtë e tij dhe u tha autoriteteve se do të shkonte në një safari. Mirëpo grupiu kthye mbrapsht për në Hollandë dhe Emvvazi tha më vonë se u mor në pyetje nga një agjent. Oficeri britanik e akuzoi atë se po planifikonte të shkonte në Somali për t’iu bashkuar grupit milintat “Al Shabaab”. Vëllai i vogël i tij është përfshirë në akte të vogla kriminale dhe njihet për pikëpamjet e tij islamike. 21-vjeçari nga Londra ndjek një klerik radikal mysliman, ndërsa motra e tij më e vogël studion në media dhe ka bërë një fillm të shkurtër për një vrasës serial.

Motra

Në e-mailet e tij drejtuar grupit ‘Cage’ ai shkruante se agjenti (i quajtur Nick) dinte gjithçka rreth tij. Më pas, ai pretendon se Nick u përpoq ta rekrutonte 21-vjeçari dhe e kërcënoi, pasi ai nuk ra dakord të bashkëpunonte. Kur u kthye në Britani, Emvvazi tha se familja e tij ishte vizituar nga disa njerëz, madje pretendohet se vajza me të cilën ai kishte parashikuar të fejohej, e prishi fejesën, pasi familja e saj ndihej e trembur.
Sipas tij, më pas familja planifikoi që ai të shkonte në Kuvajt dhe të shpëtonte nga ndjekja që vuante në Britani dhe kështu ai shkoi të punonte atje për një kompani programimi kompjuterësh. Ai i tha “Cage” se prapë, oficerët e sigurisë vazhduan ta vizitonin familjen e tij, por ai vendosi të krijonte një jetë të re në Kuvajt ku planifikoi të martohej.


Bilal al-Berjawi, Djathtas

Mirëpo, kur u kthye për një vizitë në Britani, në vitin 2010, ai tha se u ndalua në Aeroportin e Hithrout dhe u detyrua me forcë të kthehej në Kuvajt. Ai bëri një kërkesë në polici, por dokumentet e gjykatës tregojnë se ai u arrestua më vonë, gjatë atij viti për vjedhjen e pesë biçikletave. “Isha një person i burgosur dhe i kontrolluar nga burrat e shërbimit të sigurisë, të cilët më ndalonin të krijoja një jetë të re në vendin tim të lindjes dhe në shtetin tim, Kuvajt”, shkruan ai për “Cage”.

Foto nga ekzekutimi i gazetarit japonez)

Më pas aplikon në një qendër kursesh anglishteje në Arabinë Saudite, por refuzohet. Në 2013-n e ndryshon emrin e tij në Mohammed al-Ayan dhe përpiqet të shkojë në Kuvajt, por ndalohet dhe merret në pyetje. Tre ditë pasi e ndalojnë për të shkuar në Kuvajt, Emvvazi largohet nga shtëpia e prindërve dhe del jashtë shtetit. Pas tre ditësh, prindërit e raportojnë atë si një person të humbur. Katër javë më vonë, policia shkon në shtëpinë e tyre dhe u jep informacionin se ai kishte shkuar në Siri. Mirëpo, babai i tij 51-vjeçar tha se ata gaboheshin dhe se djali i tij ishte në Turqi, ku po ndihmonte refugjatë nga Siria. Familja e tij e mohon se ai është militanti i maskuar i ISIS-it. Miqtë e tij thanë për “Washington Post” se ai kishte filluar të fliste për një udhëtimnë Siri, ku kryengritja kundër regjimit të Bashar al-Assadit kishte filluar të egërsohej. Dy praktikantë mjekësorë britanikë, të cilët e kanë takuar Xhihadistin Xhon në Siri thonë se ai nuk kishte frikë dhe ishte gati për lojë.

Muhamed Emvazi kur ishte student në Universitetin Uestminster

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat