Haziri: Haradinaj kërkonte t’i kthehej mandati i kryeministrit të marrë nga Haga

Lajme

Haziri: Haradinaj kërkonte t’i kthehej mandati i kryeministrit të marrë nga Haga

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:44

Insistimin e Ramush Haradinajt për t’u bërë kryeministër me çdo kusht, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë ta ketë parë në atë formë se ai po kërkonte mandatin që ia kishte marrë Gjykata e Hagës në mënyrë të padrejtë.

Haziri në një intervistë në emisionin “Komiteti” të transmetuar në RTK, ka thënë se ai personalisht nuk ka pritur që Haradinaj do të heq dorë nga pretendimi i tij për t’u bërë kryeministër, gjatë kohës së Bllokut.

“Unë e njohë atë edhe nga më herët, pasi kemi punuar në një kabinet për pak kohë sa ai ishte kryeministër, dhe nuk kam pritur që ai të heq dorë nga posti i kryeministrit që i ishte garantuar me marrëveshjen e LAN-it”.

Haziri ka insistuar se ka qenë presidentja Atifete Jahjaga ajo që ka bërë të mundur afrimin dhe pajtimin e PDK-së dhe LDK-së, për të bashkëqeverisur, pas një ndarje të thellë gjashtëmujore të Bllokut, dhe se nuk ka pasur takime të mëparshme mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, para atij takimit te Presidentja, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Tracy Ann Jacobson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat